Të dyja qendrat e konsultimit për viktimat, të financuara nga landi NRW – Back Up dhe OBR – këshillojnë dhe mbështesin njerëzit, të cilët janë të prekur nga dhuna e ekstremizmit të krahut të djathtë, e racizmit apo të formave të tjera të motivuara nga paragjykimet. Ato i ofrojnë njerëzve të prekur një mjedis të sigurt, me qëllim për të folur lidhur me atë që kanë përjetuar, dhe ndihmojnë në atë, që të përballojnë pasojat e sulmit dhe të fitojnë më shumë hapësirë në manovrim. Shërbimi i drejtohet direkt personave të prekur, të afërmve, shokëve dhe shoqeve të personave të prekur, si edhe dëshmitarëve dhe dëshmitareve të prekur nga dhuna. 

  • Mbështetja përfshin – sipas nevojës dhe dëshirave – për shembull:
  • Informacione lidhur me çështjet juridike
  • Shoqërim në biseda me policinë apo në procedura të tjera zyrtare
  • Ndihmë në kërkim të dëshmitarëve dhe dëshmitareve ose konsulencë juridike
  • Kërkime në lidhje me situata kërcënuese
  • Ndërmjetësim për ndihmën mjekësore dhe terapinë
  • Ndihmë në parapërgatitje dhe përgatitje të mëvonshme të një procesi
  • Konsultim për marrëdhënien me median dhe punën publike të lidhur me ngjarjen
  • Mbështetje për aplikimet për kompensim
  • Sugjerim për procese solidariteti

Mënyra dhe të gjitha hapat e mbështetjes përcaktohen nga vetë personat e prekur. Shërbimi është falas, konfidencial, anonim sipas dëshirës dhe e pavarur nga ndonjë njoftim. Parimisht konsultimi vijon në formë mobile dhe në kërkim të një vendi të dëshiruar nga personat e prekur. 

Kontakti:

Back Up – Beratung für Opfer rechtsextremer und rassistischer Gewalt
Königswall 36
44137 Dortmund
Tel: 02 31 / 53 20 09 41
Fax: 02 31 / 53 20 09 44
http://backup-nrw.org 

Opferberatung Rheinland (OBR) – Beratung und Unterstützung für Betroffene rechtsextremer und rassistischer Gewalt
c/o IDA-NRW
Volmerswerther Str. 20
40221 Düsseldorf
Tel: 02 11 / 15 92 55 66
Fax: 02 11 / 15 92 55 69
www.opferberatung-rheinland.de