Këshilli i refugjatëve NRW është një organizatë e të drejtave të njeriut, e cili ndërhyn për të drejtat e refugjatëve dhe emigrantëve me status të pasigurt qëndrimi. Ne angazhohemi për njohjen e largimit dhe migrimit si realitet dhe për pjesëmarrjen e barabartë të personave të larguar dhe azilkërkueseve. Këshilli i refugjatëve ndërhyn kundër racizmit dhe është jo-partiak i pavarur nga ana fetare. 

Si këshill i refugjatëve ne përfaqësojmë interesat e refugjatëve përballë ministrisë, autoriteteve zyrtare dhe titullarëve politikë të vendimeve të landit të NRW-së, si edhe për të sqaruar situatat në shtetet e origjinës. Për këtë ne publikojmë njoftime për shtyp, japim informacione në faqen tonë të internetit dhe nëpërmjet shpërndarjes së e-mailit dhe ofrojmë raportime.  

Ne jemi një rrjet i grupeve kërkues të punës, të iniciativave të refugjatëve, të organizatave të pavarura dhe individëve të veçantë. Për shkëmbim profesional zhvillohen takime të rregullta, për shembull mbledhja e anëtarëve që zhvillohet gjashtë herë në vit. Ne angazhohemi për krijimin e iniciativave të reja dhe përshëndesim shprehimisht organizatat e pavarura dhe individë të veçantë të refugjatëve.   

SHEMBULL: Fletorja e rrjetit të Këshillit të Refugjatëve NRW e.V.

Në fletoren tonë të rrjetit 2016 ne kemi listuar adresat e qendrave këshilluese të pavarura nga autoritetet zyrtare dhe iniciativave për refugjatë në Nordrhein-Westfalen.

Në fletoren e rrjetit Ju do të gjeni adresat e mëposhtme:

  • Pamje e përgjithshme e qendrave këshilluese dhe iniciativave për refugjatë në NRW: Zyra Qendrore në Arnsberg, Detmold, Düsseldorf, Köln, Münster
  • Zyrat qendrore për të huajt
  • Ndihma psiko-sociale për refugjatë
  • Qendra këshillimi për kthim
  • Qendra profesionale këshillimi për viktimat e trafikimit të qenies njerëzore
  • Grupi federal i punës (BAG) azil në kishë
  • Këshillat e landeve federale për refugjatët 

Fletorja e rrjetit të Këshillit të Refugjatëve NRW e.V. është gjithashtu e disponueshme online në format PDF: http://www.frnrw.de/fileadmin/frnrw/media/downloads/netzheft-aktuell.pdf

Informacione të tjera qëndrojnë në dispozicion në zyrën e Këshillit të Refugjatëve përmes e-mailit apo telefonit:

Geschäftsstelle Flüchtlingsrat Nordrhein-Westfalen e. V.
Wittener Straße 201
44803 Bochum
Telefonnummer: 0234 - 587315 6
Faxnummer: 0234 - 587315 75
e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Website: http://www.frnrw.de/